6.8 C
Skopje
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Diktatura e urrejtjes

Shkruan: Fahri Musliu

Në teori dhe praktikë, njohim diktatura të ndryshme, por me siguri jo edhe DIKTATURËN E URREJTJES. Ky është një fenomen i ri i kësaj kohe, veçmas në hapësirën shqiptare (kosovare):

Urrehen pushtetarët dhe politikanët, urrehen partitë (kastat) politike, urrehet pushteti, urrehet shteti (të cilin me fjalë e duam shumë), urrehen studentët, urrehen nxënësit, urrehen profesorët, urrehen akademikët, urrehen gazetarët, urrehen shokët, urrehen miqtë, urrehen komshit, urrehen vëllezërit, urrehen prindërit e fëmijët, urrehen armiqtë por edhe miqtë, urrehen qytetarët dhe katundarët, urrehen femrat, urrehen meshkujt, urrehet mësimi, urrehet arsimimi, urrehet leximi, urrehet edukata, urrehet fizkultura, urrehet aftësia dhe suksesi, urrehet dielli…s’ka gjë që nuk urrehet.

Urrejtje me tonelata si kurrë në jetë! Nuk ka asnjë fije dashurie, empatie, respektimi, nderimi, vlerësimi?

Nisur nga kjo, është krejt e logjikshme që në shtetin i cili nga lindja e vet është rreshtuar në “kulturën” e hajdutllëkut, zhvatjes, agresivitetit, rrenës, mosdijes, injorancës, moralit të dyfishtë – mirë kalojnë zhurmaxhinjtë, zullumqarët, dhunuesit… e të gjitha bojave.

DERI KUR KJO DIKTATURË E URREJTJES e cila po e shkatërron edhe substancën kombëtare e shtetërore, dhe mirëqenien e ardhmërinë e qytetarëve të Kosovës?!/EO

Të ngjajshme

Të fundit