-0.2 C
Skopje
E premte, 2 Janar, 2026

13 vjet burg për shqiptarin që vidhte në shtëpitë e futbollistëve të Premier Ligës

Shtëpia e Raheem Sterling u vodh nga hajnat në dhjetor të vitit 2022, ndërsa futbollisti aktual i Arsenalit ishte i angazhuar me Kombëtaren e Anglisë në Botërorin 2022.

E njëri prej hajdutëve që i vodhën mijëra funte dhe gjësende të vlefshme nga ish-futbollisti i Liverpoolit e Manchester Cityt, ishte shqiptar, shkruan mediumi britanik “The Mirror”, përcjell “Gazeta Express”.

Bëhet fjalë për Emiliano Krosin, i cili u akuzua për kryerjen e 33 vjedhjeve më 3 dhjetor 2022, duke e përfshirë edhe atë në shtëpinë e yllit të Arsenalit.

Sterling ishte detyruar të fluturonte drejt shtëpisë së tij nga Botërori i Katarit në atë kohë.

Stoli në vlerë prej 300 mijë funtesh ishin vjedhur, e po ashtu edhe ora të firmës Rolex.

Shqiptari u dënua me 12 vjet e 10 muaj burg për këto vjedhje.

“Viktima” të tjera të Krosit janë edhe futbollisti i Chelseat, Marc Cucurella dhe ish-futbollisti i Crystal Palacet, Scott Dann.

Krosi kishte probleme me ligjin edhe kur ishte kapur me kokainë dhe me kanabis në tren.

Ai ishte dënuar me 19 muaj për posedim të substancave narkotike. /Gazeta Express/

Të ngjajshme

Të fundit