29.8 C
Skopje
E mërkurë, 19 Gusht, 2026

Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore

Russian President Vladimir Putin speaks during a joint press conference with German Chancellor following their meeting over Ukraine security at the Kremlin, in Moscow, on February 15, 2022. - The Kremlin, earlier on February 15, 2022, confirmed a pullback of some Russian forces from Ukraine's borders but said the move was planned and stressed Russia would continue to move troops across the country as it saw fit. (Photo by Mikhail Klimentyev / Sputnik / AFP)

Vladimir Putin ka miratuar një doktrinë të përditësuar bërthamore, duke thënë se Rusia mund të shqyrtojë përdorimin e armëve bërthamore nëse i nënshtrohet një sulmi konvencional me raketa ndaj saj të mbështetur nga një fuqi bërthamore.

Vendimi për të ndryshuar doktrinën zyrtare bërthamore të Rusisë, është përgjigja e Kremlinit ndaj vendimit të administratës Biden për të lejuar Ukrainën të lëshojë raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi thellë në Rusi.

Doktrina e përditësuar, e cila përshkruan kërcënimet që do ta bënin udhëheqjen ruse të shqyrtonte një sulm bërthamor, tha se një sulm me raketa konvencionale, dronë ose aeroplanë të tjerë mund të shqyrtohet për të përmbushur këto kritere.

Gjithashtu thuhet se çdo agresion kundër Rusisë nga një shtet që ishte anëtar i një koalicioni, do të konsiderohej nga Moska si agresion kundër saj nga i gjithë koalicioni.

Vetëm disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA, Putin urdhëroi ndryshime në doktrinën bërthamore për të thënë se çdo sulm konvencional ndaj Rusisë i ndihmuar nga një fuqi bërthamore, mund të konsiderohet si një sulm i përbashkët ndaj Rusisë.