-2.2 C
Skopje
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Zelensky tregon mënyrën se si Krimea do duhet t’i kthehet sovranitetit ukrainas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka pranuar se Krimea e pushtuar nga Rusia në vitin 2014, do duhej t’i rikthehej sovranitetit ukrainas përmes diplomacisë.

Zelensky tha se vendi i tij nuk mund të përballojë të humbasë jetë që do të kërkoheshin për të rimarrë Krimenë përmes mjeteve ushtarake.

Gjithashtu, ai përsëri kundërshtoi çdo nocion të cedimit të ndonjë territori tashmë të pushtuar nga forcat e Moskës, duke thënë se Ukraina “nuk mund të pranojë ligjërisht asnjë territor të okupuar të Ukrainës si rus”, shkruan Reuters.

“Ne jemi gati ta kthejmë Krimenë në mënyrë diplomatike”, tha Zelensky.

Ndryshe, Rusia pushtoi Krimenë në vitin 2014.

Zelensky së fundmi ka propozuar një formulë paqeje dhe një “plan fitoreje” të mbështetur nga tërheqja e trupave ruse nga Ukraina.

Të ngjajshme

Të fundit