1.8 C
Skopje
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Për herë të parë në historinë e vendit, një grua 61-vjeçare lindi fëmijën e saj të parë

Një grua 61 vjeçare dhe një burrë 65 vjeçar për herë të parë fituan epitetin prindër. Petar erdhi në jetë pas 10 fertilizimeve in vitro dhe pas 10 aborteve spontane. Lindja është bërë në javën e 36 të shtatzënisë në mënyrë cezariane, ndërsa nënë dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kjo paciente është e para qe ka mbetur me vezoret e saj, që ka qenë e krioprezervuar, pra te ngrira, që ka marrë tretman in vitro në shtetin tonë. E gjithë shtatzënia është ndjekur në shtetin tonë dhe lindja është bërë në Klinikën universitare për Gjinekologji. Te pacientja kemi bërë ndërhyrje cezariane në javën e 36 të gjestacionit dhe e njëjta lindi Petarin, që peshonte 2.350 kg dhe 48 cm i gjatë”, deklaroi Irena Aleskioska, drejtoreshë në Gjinekologji.

Gjatë viteve të kaluara pacientja ka pasur tre operime të tjera gjinekologjike, ndërsa gjatë kësaj shtatzënie, nëna ka pasur tension të lartë të gjakut dhe diabet të tipit 2.

Ky është rasti i parë në vend, që një nënë 61 vjeçe sjell foshnjën e saj të parë në jetë, ndërsa sipas të dhënave të Klinikës së Gjinekologjisë, nëna më e moshuar në rajon është Ljubica 62 vjeçare nga Serbia. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit