-4.2 C
Skopje
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Haxholli: Fondi i LVV-së arrin rreth 2 milionë euro

Violeta Haxholli nga KDI në ”Click” të RTV21 ka thënë se fondi i LVV është rreth 2 milionë.

“Në fakt ajo rrjedh nga fuqia politike që LVV e pati në Kuvend pra normalisht që sa më shumë deputet që merrë një parti në zgjedhje fondi është më i madh, nëse nuk gaboj i LVV është rreth 2 milionë do të thotë që i ndahet si subjekt politik”, tha Haxholli.

Tutje ajo thotë se qeveria Kurti nuk ishte transparente.

“Nuk ishin transparente, ne si KDI dhe si kualicion i organizatave të demokracisë në veprim vazhdimisht i kemi kritikuar partitë politike për këtë pjesë, ndonëse është miratuar edhe ligji i ri për financimin e subjekteve politike. Nuk është që ende ka pasur ndonjë progres nga ana e partive”, tha tutje Haxholli.

 

Burimi/21Media

Të ngjajshme

Të fundit