2.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Kritikohet falja e Trumpit për sulmuesit ndaj Kapitolit

Shefi i Policisë së Kapitolit ka deklaruar se falja e presidentit Donald Trump të atyre që janë përfshirë në trazirat e 2021-s “dërgon mesazhin se politika është më e rëndësishme se policia”.

Në një deklarim për BBC-në, Thomas Manger, ka thënë se është se i shqetësuar për zyrtarët e tij “se çfarë mesazhi marrin ata nga këto veprime”.

“Departamenti i Drejtësisë në njoftimin e fundit ka thënë se 1.583 persona ishin arrestuar ose dënuar për trazirat e Kapitolit, që ndodhën më 6 janar të 2021-s. Më shumë se 600 persona u akuzuan për sulm, rezistencë ose pengim të Policisë, duke i përfshirë 175 të akuzuar për përdorimin e një armë ose shkaktim të lëndimeve ndaj një zyrtari policor.

Faljet e përgjithshme të Trumpit i liruan të gjithë të përfshirët. Ai është shprehur se ata “tashmë kanë vuajtur vite burgim”.

Manger ka shtuar se shumë zyrtarë policorë janë zemëruar me vendimin për t’i falur ata.

“Ata janë të mërzitur dhe unë nuk i fajësoj”, është shprehur ai.

Një nga personat që vuajti burgim për pjesëmarrje në trazirat e 2021-s është shprehur kundër faljes së Trumpit. Ai e ka pranuar fajësinë, duke thënë se kemi gabuar atë ditë.

Sipas personit që s’iu bë i ditur identiteti, falja është ofendim ndaj zyrtarëve policorë dhe drejtësisë amerikane.

Të ngjajshme

Të fundit