6.8 C
Skopje
E enjte, 6 Shkurt, 2025

Vazhdon fushata për bojkotin e marketeve të premten

“E premtja e zezë për supermarketet” quhet fushata për bojkotimin e dyqaneve zinxhirore në vend, me të cilën kërkohet përsëritja e bojkotit të supermarketeve, njëjtë sikur më 31 janar, kur, siç njoftoi DAP, qarkullimi i tetë rrjeteve më të mëdha në vend u ul me 47 për qind.

Aksioni i bojkotit të tregut po përhapet në të gjithë rajonin. Ajo është më aktive në Kroaci dhe Serbi, por njoftime për bojkot vijnë edhe nga Kosova, Bullgaria dhe Greqia.

Platforma kroate e internetit “Alo, Inspektor” ka paralajmëruar për nesër bojkot të përgjithshëm njëditor të dyqaneve dhe shërbimeve në vend, i treti që nga fillimi i atij aksioni për shkak të çmimeve të larta dhe bojkot njëjavor të “Konzum” nga e shtuna, 8 shkurt. Sipas sondazhit, të radhës në listën e bojkoteve njëjavore janë dyqanet “Plodine” dhe “Studenac”.

Bojkoti njëjavor i “Konzum”-it u vendos nga qytetarët që morën pjesë në sondazhin e publikuar në platformën e organizatorëve me titull: “Çdo javë, një zinxhir”.

Të ngjajshme

Të fundit