5.8 C
Skopje
E enjte, 6 Shkurt, 2025

Mickoski: Deputetët e VMRO-DPMME-së do të iniciojnë shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Kreut të Qeverisë duket se i morri fund durimi nga siç thoshte pritja e tij që të reflekton Këshilli Gjyqësor. Megjithatë Mickoski rrugëdaljen përsëri e shef tek vendimi i vetë anëtarëve. Nga Kuvendi kërkon t’i votohet mos besim këshillit, ndërsa anëtarët të tërhiqen vetë.

“Në kushtet kur ai që të ka zgjedhur të voton mos besim dhe t’i vazhdon të mbash intate, mendoj se nuk është në rregull dhe duhet të hynë në punë mjete të tjera. Derisa Kuvendi voton mos besim besoj se ata do të tërhiqen vetë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Lideri i opozitës kërkon grupe pune dhe reforma thelbësore. Venko Filipçe kërkon hartimin e një plani kombëtare për të dalë nga kriza gjyqësore. Vetëm shkarkimi i anëtarëve për të nuk është zgjidhje.

“Nevojitet plan kombëtarë, qasje mbi partiake e cila do të siguron reforma në përputhje me rekomandimet Evropiane. Në Kuvend duhet të formohet grup i punës i përbashkët i cili do t’i definon, kontrollon dhe bashkërisht zbaton reformat në këtë segment të ndjeshëm” , u shpreh Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Kryetari i Këshilli Gjyqësorë, Aleksandar Kambovski paralajmërimin e kryeministrit e cilësoi si pakënaqësi ndaj anëtarëve të caktuar, duke shtuar se referuar ligjit dhe Kushtetutës të cilën duhet ta respektojnë të gjithë, mundësi për shkarkim nuk ekziston.

“Shihet qartë se ka një pakënaqësi ndaj disa anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Por ju thashë se të gjitha pushtetet duhet të veprojmë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Kaq”, u shpreh Aleksandar Kambovski, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Nisma për shkarkim do të bazohet në raportin negativ, përkatësisht mos miratimin e raportit për vitin 2023. Ky veprim krijon bazë të ligjvënësit të nisin procedura për interpelancë, pas çdo do t’i bën të padenjët anëtarët e këshillit të zgjedhur me propozim të Kuvendit dhe presidentit. Anëtarët e zgjedhur me votat e gjykatësve nuk mund të shkarkohen, por kryeministri është shprehur optimist se edhe ata mund të ndërgjegjësohen dhe t’i kthejnë mandatet e tyre. Veprimi i kryeministrit dhe shumicës parlamentare vjen posaçërisht në momentin kur këshilli po heshtë karshi skandaleve të njëpasnjëshme në gjyqësorë, e posaçërisht skandalin e fundit ku organi më i lartë i pushtetit gjyqësor në vend nuk po vepron kundër gjykatëses e cila të riut që shtypi për vdekje Frosina Kullakovën, në një vepër paraprake penale nuk e kishte dënuar me burg por i kishte shqiptuar masë edukuese. Javën e kaluar, ministri i Drejtësisë Igor Fillkov tha se për momentin nuk ka mundësi ligjore për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Më 17 janar, Fillkov kumtoi formimin e grupit të punës për ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe reformimin e këtij organi. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit