3.8 C
Skopje
E enjte, 6 Shkurt, 2025

Andi Lila në qendër të kritikave pas përkrahjes së Euro U-21 me Serbinë

Andi Lila dikur konsiderohej si hero kombëtar pasi e mbrojti me krejt qenien e tij flamurin Autochthonous në atë ndeshjen e famshme të Beogradin në vitin 2014.

Mirëpo, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare duket se e ka harruar atë natë tmerri që e përjetoi bashkë me shokët në zemër të Serbisë.

Tani, ish- mbrojtësi i djathtë i ka habitur të gjithë me përkrahjen që ia dha Shqipërisë për ta organizuar bashkërisht me Serbinë Kampionatin Evropian për grupmoshat U-21 në vitin 2027.

Shqiptarët në përgjithësi dolën kundër këtij propozimi duke e pasur parasysh të kaluarën mes popujve dhe padrejtësive që iu bënë shqiptarëve nga serbët.E Lila, i cili është ambasador i FSHF-së për Evropianin U-21, e konsideroi si një arritje të madhe organizimin e këtij evenimenti.

“Është nder i madh për FSHF-në dhe për Shqipërinë që është zgjedhur së bashku me Serbinë si organizatore e Euro U21 2027”, deklaroi Lila.

Për këtë veprim, ish-futbollisti ka marrë kritika të ashpra nga komentuesit në rrjetet sociale.

Të ngjajshme

Të fundit