16.8 C
Skopje
E mërkurë, 12 Mars, 2025

Bekim Qoku: Ndërhyrje të shumta në zgjedhjet e Kosovës, por Albini i mundi të gjithë

Deputeti Bekim Qoku ka reaguar në lidhje me raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (BE), duke theksuar se zgjedhjet në Kosovë janë shoqëruar me ndërhyrje të shumta nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, informon POPULLI.mk

Duke iu referuar deklaratës së shefes së misionit të BE-së, Nathalie Loiseau, ai theksoi se në procesin zgjedhor kanë ndërhyrë:

  1. Ish-emisari amerikan Richard Grenell
  2. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq
  3. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti
  4. Mediat e lidhura me Serbinë, si Klan Serbia
  5. Agjencia ruse e propagandës, Sputnik
  6. Qarqe politike dhe ekonomike nga Shqipëria
  7. Oligarkë të brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës

Sipas Qokut, të gjitha këto ndërhyrje kishin një qëllim të vetëm – të dëmtonin Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Megjithatë, ai nënvizon se pavarësisht përpjekjeve të shumta, LVV arriti të triumfojë.

“Të gjithë bashkë përsëri nuk ia dolën. Albini i mundi të gjithë. Populli i matur i Kosovës i mundi të gjithë,” – shkruan ai në reagimin e tij.

Ky qëndrim vjen pas raportimeve të shumta mbi ndikimet e jashtme në zgjedhjet në Kosovë, duke e rikthyer debatin mbi integritetin dhe transparencën e procesit zgjedhor. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit