17.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Drejtori i Ansamblit, Shkodran Tolaj priti në takim profesorët universitarë, Arifikmet Xhemaili dhe Zulqifli Ziba

Drejtori i Ansamblit, z. Shkodran Tolaj priti në takim profesorët universitarë, Arifikmet Xhemaili dhe Zulqifli Ziba

Sot në zyrat e drejtorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare ishin në vizitë profesorët e nderuar universitarë Arifikmet Xhemaili – ish Ministër Kulturë, dirigjent i parë shqiptar në RMV dhe një prej personaliteteve me ndikim në jetën kulturore, institucionale dhe pedagogjike, si dhe Zulqifli Ziba – profesor i harmonisë, njohës dhe kontribues në folklorin shqiptar, një prej mësimdhënësve më të përkushtuar i cili ka ngritur profesionalisht gjenerata të tëra!

Profesorët Xhemaili dhe Ziba përgëzuan drejtorin Tolaj për punën, përkushtimin dhe sukseset e Ansamblit, duke thënë se “Ansambli Shqiptar nga një institucion i ri u shndërrua në simbol krenarie, të cilin lirisht mund ta cilësojmë si institucionin më të suksesshëm kulturor në RMV dhe si Ansamblin më të suksesshëm shtetëror që kanë shqiptarët në përgjithësi”.

Drejtori Tolaj i falënderoi përzemërsisht për vizitën duke theksuar se mendimi i tyre profesional dhe puna e bërë ndër vite duhet të jetë stimulim për gjeneratat e ardhshme dhe udhërrëfyes për shumë muzicientë e drejtues institucionesh muzikore në vend!

Të ngjajshme

Të fundit