Në viziten e saj te pare ne Tirane komisionerja per zgjerimin e BE-se Marta Kos tha se nuk pret që zgjedhjet parlamentare të ngadalësojnë procesin e integrimit në BE.
“Unë nuk pres që zgjedhjet parlamentare të ngadalësojnë procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Ky eshte nje proces qe zhvillohet në një kohë të gjatë ndaj jam e sigurt se reformat do të vijojnë. Këto reforma nuk po kryhen nga Shqipëria sepse ato i do Bashkimi Europian, por sepse ky është një proces transformues.
Janë vetë qytetarët shqiptarë që do ta vendosin se çfarë qeverie do të kenë pas ketyre zgjedhjeve” – tha Kos.
Kos ishte optimiste per ecurine e negociatave
“Ju dëshironi të mbyllni negociatat deri në fund të 2027. Janë hapur tashmë grupkapitujt 2,3 dhe ne vijim do të hapen edhe grup-kapitujt e tjerë.
Nuk bëhet fjalë vetëm për hapjen e grup-kapitujve, por edhe për mbylljen sa me shpejt te tyre. Jam e sigurt se me gjithë reformat që ju po kryeni kjo do të jetë e mundur” – tha Kos
Kryeministri tha se per here te pare qe nga viti 1912 njerëz të lidhur me pushtetin politik, janë para drejtësisë
Ajo i dhuroi kryeministrit një fanellë kryeministrit me numrin 11, ku ishte i stampuar edhe flamuri i BE-së.