Shef i Shtabit Zgjedhor të BDI-së në vitin 2017 ishte Bujar Osmani dhe kandidat ishte Visar Ganiu fushtë tepër e nxehtë sepse kundër kandidat ishte Zeqirja Ibrahimi në atë kohë nga Lëvizja Besa, Bujari bëri çmos që komunën tia dorëzoj Visarit!
Kontrata e famshme e para 8 viteve ishte ide e Bujarit saqë nga ajo ditë Visar Ganiu ishte afër 7 vite me BDI-në dhe kryetar i Çairit dhe se as Bujari e as Visari nuk u interesuan më për atë kontratë!
E sot pas tetë viteve bëhet llogaritja partiake që Visari nga LD e Bujari nga BDI të dalin kundër njëri tjetrit!
Qytetarët pyesin para 8 viteve këta dy ishin vëllezër dhe na mashtruan me të famshmen kontratë e sot pas 8 viteve si armik të njëri tjetrit çka do na mashtrojnë sërish? Dhe se pse faturat e tyre ne duhet të i paguajmë!
Njerëzit që e njofin Haxhi Bujarin e dijnë se ai vuan për pozita, edhe në lagjen e vet po të ketë një vend të lirë për kryetar të çajtores ai pretendon të bëhet kryetar i saj!
