23.2 C
Skopje
E enjte, 13 Gusht, 2026

Të 59 viktimat janë sjellë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, po punohet në faza

Të 59 trupat janë sjellë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku po kryhet autopsia për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

“Jemi duke punuar në faza, duke punuar sa më shpejt që familjarët të marrin trupat e viktimave”, tha drejtori i Institutit, Aleksandar Stankovski.

Dje, pas tensioneve të shkurtra para spitalit të Koçanit, trupat e pajetë janë transportuar në Shkup. Rezultatet e autopsisë do të shërbejnë edhe për ndjekjen e mëtutjeshme të të dyshuarve apo të pandehurve në incident.