26.1 C
Skopje
E mërkurë, 12 Gusht, 2026

Taravari: As që kemi plan të dalim nga Qeveria

Jo, as që e kemi thënë se dalim prej qeverie, as që e kemi në plan të dalim prej qeverie, tha kreu i ASH-së Arben Taravari. I pyetur nëse do ta braktisë koalicionin VLEN në rast se nuk arrihet marrëveshje për zgjedhjet lokale, Taravari tha:

Jo, shihni, ne kemi dy opsione për zgjedhjet lokale, e kam thënë. Një është që të shkojmë VLEN-i së bashku, që kam thënë se unë dëshiroj të jetë ashtu, e dyta të dalim vetë në zgjedhje lokale, si Aleancë për Shqiptarët“, deklaroi mes tjerash Taravari.