Ukraina ka marrë 3,5 miliardë euro të tjera mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, tha sot qeveria në Kiev.
“Ndihma e BE-së është e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik”, tha kryeministri ukrainas.
Ndërkohë Ministria e Ekonomisë e Ukrainës theksoi se paketa përfshin 3,1 miliardë euro kredi me interes të ulët dhe 400 milionë euro grante.
Fondet janë pjesë e programit të BE-së, i cili do të sigurojë një mbështetje me vlerë 50 miliardë euro deri në vitin 2027. Ukraina ka marrë tashmë 16 miliardë euro sipas skemës, këtë vit.
