-3.2 C
Skopje
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Shqipëria në vendin e 66-të, Kosova në rritje në renditjen botërore të FIFA-s

FIFA ka përditësuar renditjen e skuadrave kombëtare ditën e sotme. Shqipëria humbet një pozicion në këtë renditje dhe nga vendi i 65-të, që mbante më herët, ka shkuar në vendin e 66-të, pas ndeshjeve kualifikuese të marsit.

Kosova fiton dy pozicione. Dardanët janë ngjitur në vendin e 97-të në rendotjen botërore.

Argjentina zë vendin e parë në renditje. Spanja i rrëmben vendin e dytë Francës, që detyrohet të zbresë në shkallën më të ulët të podiumit.

Holanda ngjitet në vendin e 6-të, duke zbritur në vendin e 7-të Portugalinë.

Të ngjajshme

Të fundit