Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka konfirmuar se numri i viktimave nga djegia e diskotekës “Puls” në Koçan ka arritur në 60. Ai tha se pacienti që po trajtohej në Lituani ishte në gjendje shumë të rëndë, me 40% të trupit të djegur.
“Pacienti, një 35-vjeçar, ishte njëri prej 4-5 pacientëve që ndodheshin në gjendjen më të rëndë. Prej 1 prillit, ai ishte vendosur në dializë pasi veshkat kishin filluar të mos funksiononin. Shumë nga plagët e tij të djegura kishin krijuar mundësi për infeksion, dhe kjo ishte arsyeja kryesore e vdekjes,” tha Taravari.




