Nimetulla Jakupi, zv. Shefi i Njësitit për krim të organizuar dhe kuadër i VLEN, është shkarkuar vetëm disa javë pasi u emërua në këtë detyrë, informon POPULLI.mk
Jakupi, i cili ishte një zyrtar i njohur dhe i respektuar i Policisë, kishte fituar besimin e qytetarëve për profesionalizmin dhe angazhimin e tij. Ky shkarkim ka ngritur pyetje mbi fuqinë reale të VLEN-it në Qeveri, duke pasur parasysh se ky vendim i shkarkimit pas pak javësh në detyrë vë në dyshim pretendimet e funksionerëve të koalicionit për forcën dhe ndikimin e këtij koalicioni!
Ky zhvillim shënon një tjetër sfidë për VLEN-in, i cili duhet të përballet me vështirësi në forcimin e pozicionit të tij në strukturat qeveritare. / © POPULLI.mk
