Për shkak të reshjeve të borës, në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit nga ora 18:00 do të vendoset përdorimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore (zinxhirëve) për të gjitha llojet e automjeteve, njoftoi sot Rruga e Maqedonisë.
Ndërsa nga ora 15:30 për shkak të reshjeve të borës ndalim qarkullimi për automjete të rënda është vendosur në rrugën Gostivar – Kërçovë përmes malit Strazhë dhe në rrugën Mavrovë – Dibër.
Poashtu nga ora 16:20 është vendosur ndalim qarkullimi për mjete të rënda në rrugën Manastir – Resnjë nëpër qafën malore Gjavato, ndërsa nga ora 17:00. Është vendosur ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda në rrugën Resnjë – Ohër nëpër qafën malore të Bukovës.




