3.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Mars, 2026

Adriatik Lapaj: Synojmë ta kthejmë Shqipërinë në republikë të ligjit

Bashkëkryetari i koalicionit “Nisma-Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, zhvilloi një takim me diasporën në Londër ku shpalosi programin qeverisës të këtij koalicioni në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në fjalën e tij, Lapaj përmendi realizimin e votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, si një nga arritjet e kësaj force politike.

Ai tha se qëllimi i koalicionit është kthimi i Shqipërise në një republikë të ligjit. Duke bërë thirrje të mos shesin votën, Lapaj tha se qëllimi i koalicionit është çarja e sistemit që ka bllokuar garën.

“Ne duam ta vëmë theksin te reformimi i sistemit juridik. Ne do të vëmë kushtet tona, hapjen e ligjit zgjedhor, sepse sot sistemi është i mbyllur, në duart e kryetarëve të partive politike”, tha kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Të ngjajshme

Të fundit