26.1 C
Skopje
E mërkurë, 12 Gusht, 2026

ZNAM mohon shkëmbimin e posteve me VMRO-në! S’ka marrëveshje postesh

Nga Lëvizja ZNAM kanë mohuar se ka negociata për shkëmbim të posteve ministrore me partnerin e koalicionit qeverisës, VMRO-DPMNE, përcjell TV21. Nga ZNAM thonë se në Kumanovë do të garojnë me kandidatin e tyre dhe se nuk do të mbështesin kandidat të ndonjë partie tjetër.

“Shumica qeveritare është stabile dhe nuk ka negociata për shkëmbim resorësh me partnerin tonë të koalicionit VMRO-DPMNE. Sa i përket Kumanovës, Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë do të ketë kandidatin e vet për kryetar komune. Trupat e dhe organet partiake në Kumanovë do të vendosin se kush do ta ketë nderin të marrë pjesë në garën për atë vend”, thonë nga ZNAM.