Në Japoni, ka një festival të veçantë të quajtur “Hinamatsuri” ose “Dita e Vajzave”, që festohet më 3 mars, informon POPULLI.mk
Gjatë kësaj dite, familjet që kanë vajza ekspozojnë kukulla tradicionale të veshura si perandorë dhe perandoresha të periudhës Heian, të vendosura në një platformë me disa nivele.
Besohet se kukullat i mbrojnë vajzat nga e keqja dhe sëmundjet. Festivali simbolizon dëshirën për shëndet, lumturi dhe një jetë të mirë për vajzat. / © POPULLI.mk
