Dje janë gjobitur 168 shoferë në një aksion të intensifikuar kontrolli në tërë territorin e vendit, për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.
Nga këto, 15 automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa një automjet me më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, Ministria e Brendshme informoi sot se 75 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet, ndërsa 93 jashtë vendbanimit.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.