Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka lëshuar një deklaratë të ashpër në adresë të kryetarit të ministrit, Arben Taravari, duke e cilësuar si të parëndësishëm për Koalicionin VLEN nëse ky i fundit largohet nga ai, informon POPULLI.mk
Në një intervistë publike, Kasami u shpreh se roli i Taravarit në suksesin e koalicionit ka qenë i papërfillshëm dhe se kontributi i tij është mbivlerësuar.
“Edhe simbolikisht, nëse z.Taravari ka ardhur i fundit dhe këtë 10 mijë e ka bërë 100 mijë, që edhe simbolikisht morëm më shumë se 100 mijë vota, nëse ai largohet nga VLEN është ‘zero’, sepse ‘zero’ ka qenë para se të vijë në Koalicionin VLEN,” tha Kasami.
Kjo deklaratë vjen në një periudhë tensionesh të brendshme në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në kuadër të qëndrimeve të ndryshme brenda përbërësve të koalicionit VLEN.
Deklarata e Kasamit është parë si një sinjal i qartë për raportet që po përkeqësohen me Taravarin dhe mund të sinjalizojë ndarje të afërta politike në VLEN. / © POPULLI.mk
