Pas vite të tëra premtimesh të pambajtura nga qeveritë e kaluara dhe sidomos nga BDI dhe partnerët e saj, më në fund u realizua “One Stop Shop” në pikën kufitare të Bllacës.
Shkruan POPULLI.mk
Kjo arritje u realizua brenda vetëm 9 muajve nga qeverisja e koalicionit të ri ku bën pjesë edhe VLEN, duke e kthyer në realitet një projekt që për vite me radhë ishte vetëm në letër.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti – të cilët bashkë shënuan një faqe të re në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Përmes këtij sistemi modern të kontrollit kufitar, qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të kontrollohen vetëm një herë, ndërsa të dhënat do të shkëmbehen në kohë reale. Kjo do të thotë më pak pritje, më shumë efikasitet dhe më shumë liri për lëvizjen e lirë.
Albin Kurti bëri realitet atë që shumë të tjerë e kishin premtuar për vite me radhë, por nuk kishin arritur ta përmbushnin. Me këtë hap, u dëshmua se vullneti politik, kur është i sinqertë dhe i vendosur, sjell rezultate konkrete për qytetarët. / © POPULLI.mk
