23.8 C
Skopje
E mërkurë, 23 Prill, 2025

Shumica shqiptare është në opozitë – a duhet të largohet VLEN nga Qeveria?

Pas largimit të Arben Taravarit dhe 5 deputetëve të tij nga koalicioni, përbërja politike e përfaqësimit shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka ndryshuar dukshëm. VLEN-i, që deri para pak javësh mburrej me 14 deputetë shqiptarë në pushtet, tani ka mbetur me vetëm 9 deputetë.

Shkruan POPULLI.mk

Në anën tjetër, opozita shqiptare, e përbërë nga BDI dhe ASH, ka bashkë 14 deputetë – një shumicë e qartë në kampin politik shqiptar. Duke mos marrë parasysh edhe Menduh Thaçin dhe dy deputetët tjerë turq të koalicionit “Fronti Europian”.

Kjo ngre një pyetje të rëndësishme: A përfaqëson ende VLEN-i shumicën e vullnetit politik shqiptar?

A ka legjitimitetin për të qëndruar në Qeveri në emër të shqiptarëve, apo është koha që të reflektojë dhe të tërhiqet?

Nëse përfaqësimi etnik në Qeveri është i rëndësishëm, atëherë përfaqësimi real numerik nuk mund të anashkalohet.

A duhet VLEN të qëndrojë me çdo kusht në pushtet, apo të tregojë integritet dhe të respektojë riformatimin e vullnetit politik shqiptar? / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit