23.8 C
Skopje
E mërkurë, 23 Prill, 2025

Putin ofron një marrëveshje paqeje me Trumpin – por a do të ndalohen pusht’imet në Ukrainë?

Gazeta Financial Times raporton se presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar ndalimin e pushtimit të tij në Ukrainë përgjatë vijave aktuale të frontit, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje paqeje me presidentin amerikan Donald Trump .

Putin i tha Steve Witkoff, të dërguarit special të Trump, në takimin e tyre në fillim të këtij muaji në Shën Petersburg se Rusia mund të heqë dorë nga pretendimet e saj ndaj atyre zonave të katër provincave pjesërisht të pushtuara ukrainase që mbeten nën kontrollin e Kievit, shtoi gazeta, duke cituar disa burime.

Witkoff do të udhëtojë në Rusi për bisedime me Putinin këtë javë, njoftoi më herët sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt. “Shpresojmë se po ecim në drejtimin e duhur për çështjen e Ukrainës”, tha zëdhënësja, duke vënë në dukje se Presidenti Trump ka shprehur pakënaqësinë e tij, si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë, me përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës duke mos bërë përparim.

 

Burimi / Top Channel

Të ngjajshme

Të fundit