POPULLI.mk mëson se një nga njerëzit më të afërt të Arben Taravarit është në prag të kalimit në krahun e Izet Mexhitit.
Ky zhvillim pritet të shkaktojë një tërmet të vërtetë brenda Aleancës për Shqiptarët.
A e kuptuan më në fund anëtarët e ASH se Arben Taravari ka gabuar në drejtimin e partisë? Shenjat e para të pakënaqësisë tashmë kanë filluar të dalin në sipërfaqe dhe sipas informacioneve tona, ditëve në vijim priten edhe lëvizje të tjera brenda strukturave partiake.
A do t’ia kthejnë shpinën Taravarit edhe anëtarë të tjerë të rëndësishëm të ASH? Kjo mbetet të shihet shumë shpejt. Burimet tona thonë se procesi është në zhvillim e sipër dhe emri i personit që ka marrë një vendim të tillë pritet të bëhet publik së shpejti.
POPULLI.mk do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet më të fundit!




