1.8 C
Skopje
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Interi i shkatërruar nga humbjet, fokusohet te Barcelona për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Barcelona do të presë Interin për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Ky duel do të nisë të mërkurën në orën 21:00.

Interi vjen pas tri humbjeve radhazi ku dy i përkasin kampionatit dhe një Kupës. Situata nuk është aspak e mirë për zikaltrit, që fokusin e kanë kaluar të gjithin te Liga e Kampioneve.

Skuadra e Inzagit ka marrë një lajm të mirë, pas dëmtimit të Pavard. Bëhet fjalë për Turam, të cilit i ka shkuar si duhet faza e rikuperimit. Për sulmuesin do të vendoset përfundimisht nesër, pasi ekziston mundësia të përfshihet me grupin.

Nga gara për tripletën, pas eliminimit në Kupë dhe humbjes së vendit të parë në kampionat, Interi rrezikon të mbetet pa trofe.

 

 

 

 

Burimi / PANORAMASPORT.AL

Të ngjajshme

Të fundit