37.8 C
Skopje
E enjte, 20 Gusht, 2026

Anketa e POPULLI.mk / Nga diplomacia te “disfavori”, Osmani mposhtet nga Selami në Çair

Brenda 24 orëve të fundit, në faqen zyrtare të POPULLI.mk në Instagram kanë marrë pjesë gjithsej 250 persona në një anketë të hapur për ndjekësit.

Anketa kishte për qëllim të matte preferencat e qytetarëve për kandidatin më të pëlqyer nga radhët e BDI-së për Komunën e Çairit, ku u përballën emrat Abdulselam Selami dhe Bujar Osmani.

Rezultatet tregojnë qartë një prirje drejt ndryshimit: 65% e pjesëmarrësve votuan për Abdulselam Selamin, ndërsa vetëm 35% për Bujar Osmanin.

Ky raport reflekton një dëshirë të theksuar të qytetarëve për fytyra të reja në politikë dhe një largim nga figurat e konsumuara që kanë dominuar skenën prej vitesh. / © POPULLI.mk