1.8 C
Skopje
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Barcelona 3:3 Inter / Përballje e çmendur në gjysmëfinale të LK

Ndeshja mes Barcelonës dhe Interit dhuroi spektakël të vërtetë si në pjesën e parë, poashtu edhe në të dytën duke ofruar gjithsej 6gola dhe emocione të shumta për tifozët, shkruan POPULLI.mk. 

Interi befasoi që në minutat e para, duke kaluar në epërsi me dy gola brenda 20 minutave të para të lojës. Sulmi italian u tregua efikas dhe i rrezikshëm, duke shfrytëzuar maksimalisht pasiguritë në mbrojtjen e katalanasve.

Megjithatë, Barcelona nuk u dorëzua. Me një reagim të shpejtë dhe të fuqishëm, ekipi i Flick riktheu balancën në ndeshje përpara fundit të pjesës së parë. Dy golat e shpejtë të katalanasve elektrizuan atmosferën në stadium dhe treguan karakterin luftarak të skuadrës.

Me rezultatin 2:2, pjesa e parë përfundoi si një ndeshje që premton edhe më shumë dramë në pjesën e dytë.

Në pjesën e dytë të dyja ekipet shënuan vetëm nga një gol, për ta çuar rezultatin në 3:3. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit