13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Ahmeti dhe “hoxha i shqiptarisë”, koalicioni i shpirtit të humbur!

Ahmeti dhe “hoxha i shqiptarisë”, koalicioni i shpirtit të humbur!

0
125

Një video inçizim në selinë e BDI bëri bujë të madhe në opinion ngaqë Ali Ahmeti kishte një mysafir jo shumë të dëshiruar, shkruan POPULLI.mk.

Tim Shkupi, një “imam” që pretendon se i udhëheq shqiptarët me një fe të quajtur “feja shqiptaria”, filmoi Ali Ahmetin teksa ky i fundit thonte se është xhemati i Timit dhe se për fe e ka shqiptarinë.

Kjo çoi peshë jo pak në opinion ku reaguan disa hoxhallarë, figura të njohura dhe kundërshtarët politikë që për fe e kanë Islamin. / © POPULLI.mk