1.8 C
Skopje
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Çairi përballë kampioneve të Gjorqes, sfida vendimtare në hendbollin e femrave

Të shtunën, më 3 maj 2025, palestra sportive “Enver Idrizi” në Çair do të jetë arenë e një prej ndeshjeve më të zjarrta të kampionatit të hendbollit për femra, informon POPULLI.mk

WHC Çair do të përballet me skuadrën e pamposhtur të Gjorqe Petrovit, në një përballje që konsiderohet prej vitesh si derbi më i madh në këtë sport.

Gjorqe Petrovi vjen në këtë ndeshje pa asnjë humbje në kampionat dhe me epitetin e kampionit shtetëror për tre vite me radhë. Por ekipi i vajzave të Çairit është i vendosur t’i sfidojë me gjithë forcën dhe përkushtimin për të fituar pikët e plota në një përballje që mund të përcaktojë ecurinë e sezonit.

Klubi i WHC Çair fton të gjithë dashamirët e sportit dhe banorët e Shkupit që të jenë të pranishëm në palestër në ora 18:00 për të mbështetur vajzat në këtë sfidë vendimtare. Hyrja është falas, ndërsa prezenca e tifozëve është vlerësuar si një shtysë kyçe për të ndihmuar ekipin drejt fitores.

“Për Çairin, për Shkupin dhe për vendin tonë!” – është thirrja që vjen nga klubi për këtë përballje të madhe sportive. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit