Zëvendëskryeministri i parë,Izet Mexhiti ka theksuar rëndësinë e “fjalës së dhënë” si një nga shtyllat themelore të moralit dhe nderit ndër shqiptarë, informon POPULLI.mk
Në një deklaratë të fundit, ai është shprehur se “besa është besimi, ndershmëria dhe përgjegjësia ndaj fjalës së dhënë”, duke e cilësuar atë si një garanci që shkon përtej çdo marrëveshjeje formale.
“Një njeri që jep besën, është lidhur moralisht dhe shpirtërisht për ta mbajtur atë premtim, edhe nëse kjo do t’i kushtojë shumë,” tha Mexhiti, duke shtuar se nëse kjo shkelet, ndodh një dëm që nuk mund të rikuperohet lehtë: “Kur shkilet fjala e dhënë, është thyer buka. E buka që thyhet nuk ngjitet. As me takime të njëpasnjëshme, as me afate një mujore.”
Ai kujtoi se besa nuk është thjesht një zotim, por një garanci nderi, që në historinë shqiptare ka pasur më shumë peshë se çdo dokument ligjor.
Deklarata e Mexhitit vjen në një periudhë kur diskursi politik në vend po ndikohet fuqishëm nga çështje të besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së zotimeve publike. / © POPULLI.mk
