35.6 C
Skopje
E hënë, 10 Gusht, 2026

Sefer Selimi: Nuk ka rëndësi më kush është në qeveri, tendenca politike në pushtet është:Varrosja e demokracisë brenda shqiptarëve

Nuk ka rëndësi më kush është në qeveri, e kush jo. Tendenca e kësaj konjukture politike në pushtet është:
1. Asimilimi i organizimit politik të shqiptarëve në subjekte të pavarura politike.
2. Varrosja e demokracisë brenda shqiptarëve, ku përfaqësuesit e tyre nuk do t’i zgjedhin vetë ata, por subjektet fituese maqedonase.
3. Kthimi i statusit politik të vendimmarrjes në periudhën para Marrëveshjes së Ohrit, ku partitë shqiptare ishin të margjinalizuara në vendimmarrje dhe pa peshë të madhe në drejtimin përmbajtësor të shtetit.