20.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

PSG pret Arsenalin për një vend në finalen e madhe në Mynih!

Sonte në orën 21:00, Paris Sen Zhermeni do të presë Arsenalin në ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Parizienët vijnë me një avantazh minimal pas fitores në “Emirates” me rezultat 1-0 falë golit të Ousmane Dembele-s.

Por gjithçka është e hapur dhe gjithccka vendoset sonte në stadiumin “Park de Princes”.

Asnjëra prej skuadrave nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampioneve dhe sonte do të japin shpirtin në fushë për të shkuar në finalen e madhe të 31 majit në Mynih, ku do të gjejnë skuadrën italine të Interit.

Të ngjajshme

Të fundit