Një përleshje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në Londër mes grupeve shqiptare, ku është përfshirë edhe një emër i njohur në rrjetet sociale dhe në botën e nëntokës – personi i njohur me nofkën “Gucci”, informon POPULLI.mk
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në një banesë ku Gucci po qëndronte së bashku me nënën, vajzën dhe një femër tjetër. Ai dyshohet se është qëlluar me armë brenda kësaj banese gjatë një konflikti që po vlon prej kohësh mes grupeve rivale shqiptare në kryeqytetin britanik.
Gucci, i cili më parë ka qenë i burgosur për rrahje dhe vepra të tjera të rënda si përdorimi i armës, ishte shfaqur në mënyrë aktive në rrjete sociale “TikTok”. Pak minuta pas incidentit, dy figura të tjera të njohura nga publiku online shqiptar, Cllevio dhe Aleks Visha, ishin në “live” ndërkohë që policia britanike po ndërhynte në vendin e ngjarjes. / © POPULLI.mk
