17.8 C
Skopje
E premte, 9 Maj, 2025

Bastoret online nën shënjestër – Qeveria mbyll 53 faqe të paligjshme

Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, dje ishte i ftuar në emisionin “Për apo kundër” në televizionin Alfa, ku informoi se janë mbyllur 53 bastore online, organizatore të lojrave të fatit në mënyrë të paligjshme.

“Do të doja të theksoj një risi, kam nënshkruar urdhrin e parë për mbylljen e 53 organizatorëve të paligjshëm të lojërave të fatit online. Me këtë ndalohen 53 portale që në mënyrë të paligjshme kanë organizuar lojëra fati në Maqedoni dhe në të cilat janë përfshirë banorë nga Maqedonia e Veriut. E dimë që janë nga Maqedonia sepse lidhen nga adresa nga vendi ynë dhe shpenzojnë paratë e tyre,” shpjegoi Andonovski.

“Këto 53 portale janë më aktive, që do të thotë se kanë numrin më të madh të lojtarëve dhe qarkullimin më të madh të mjeteve. Urdhrin e kemi dërguar në AEK, e cila në kohën më të shpejtë të mundshme, por jo më vonë se 7 ditë, duhet ta përcjellë te operatorët e telekomit në Maqedoni, të cilët menjëherë duhet të veprojnë dhe t’i ndalojnë ato,” shtoi ai.

Të ngjajshme

Të fundit