Të shtunën me datë 10.05.2025, WHC Çair përballet me skuadrën nga qyteti i Shtipit “WHC Astibo” në një ndeshje të rëndësishme të fazës së Play Off-it, informon POPULLI.mk
Ndeshja do të zhvillohet në sallën “Enver Idrizi” në Çair, duke filluar nga ora 12:00h.
WHC Çair ka shprehur nevojën për mbështetje të madhe nga publiku në këtë ndeshje.
Ftojmë të gjithë sportdashësit që të mbushin sallën dhe të krijojnë një atmosferë të nxehtë për ekipin. / © POPULLI.mk
