1.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

Mexhiti: Seriali ‘Rrënimi i Qeverisë’ dështoi, ndryshimi vazhdon

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në skenën politike, duke akuzuar publikisht Taravarin dhe opozitën për marrëveshje të fshehtë bashkëpunimi që, sipas tij, vetëm tani po del në shesh, informon POPULLI.mk.

“Dje ranë maskat,” shkruan Mexhiti, duke iu referuar aktorëve kryesorë të asaj që ai e quan “seriali latin” që kishte për qëllim rrënimin e qeverisë. Ai thekson se gjithçka që kishte paralajmëruar më parë tani është konfirmuar publikisht nga vetë protagonistët.

“Protagonistët e serialit të quajtur ‘Rrënimi i qeverisë’ dështuan. Nuk ndihmuan as fjalimet bombastike, as viktimizimi, as servilosja, as patriotizmi me bateri,” thotë Mexhiti.

Ai thekson se ndryshimi nuk do të ndalet dhe se ajo është përgjegjësi e madhe ndaj 107.000 votuesve shqiptarë, të cilët, sipas tij, kanë çdo të drejtë të ndihen të tradhtuar nga zhvillimet e fundit. Ai premton se lufta kundër korrupsionit nuk ka alternativë dhe se do të ketë përgjegjësi për çdo pasurim të paligjshëm.

Në fund, Mexhiti i bën thirrje opozitës të lërë fjalët dhe të kalojë në veprime konkrete: “Le ta dëshmojë gatishmërinë për hetim, duke dorëzuar superfunksionarin e listës së zezë tek organet e hetuesisë.” / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit