21.8 C
Skopje
E hënë, 15 Qershor, 2026

Rusi-Ukrainë/ Tramp i bashkohet bisedimeve?

FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump and Russia's President Vladimir Putin talk during the family photo session at the APEC Summit in Danang, Vietnam November 11, 2017. REUTERS/Jorge Silva/File Photo - RC1287F1C9B0

Presidenti amerikan Donald Trump mund të udhëtojë për në Stamboll të Turqisë, ku pritet të zhvillohet takimi mes presidentit ukrainas Volodimir Zelenski dhe atij rus Vlladimir Putin të enjten. “Po mendoja të fluturoja atje.

Ekziston një mundësi nëse mendoj se gjërat mund të ndodhin. Duhet ta përfundojmë”, tha presidenti amerikan. Ai thotë se administrata amerikane është duke punuar shumë që të shohë nëse mund të ndalet gjakderdhja. Tramp gjithashtu thotë se beson se Rusia do të pajtohet për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë.