25.3 C
Skopje
E hënë, 10 Gusht, 2026

Sela futet në Qeveri muajin e ardhshëm ?!

POPULLI.mk mëson nga burime brenda ASH-së, se Ziadin Sela është në prag të futjes në ekzekutiv, përmes përfshirjes së Aleancës për Shqiptarët në përbërjen aktuale qeveritare.

Prej tre javësh, janë zhvilluar bisedime të vazhdueshme mes Selës dhe përfaqësuesve të koalicionit VLEN, të cilat duket se po shkojnë drejt një marrëveshjeje konkrete.

Burimet theksojnë se muaji qershor mund të shënojë hyrjen zyrtare të ASH-së në Qeveri.

Ky zhvillim vjen pas daljes së Arben Taravarit në opozitë dhe përkrahjes që ai mori nga Ali Ahmeti, një situatë që duket se ka ndikuar në qëndrimin politik të Selës, duke e shtyrë të mendojë për një rikthim në pushtet.

POPULLI.mk mëson se bisedimet kanë qenë të përqendruara drejtpërdrejt mes Ziadin Selës dhe zyrtarëve të VLEN-it, ndërkohë që detajet e marrëveshjes pritet të zbulohen në të ardhmen e afërt.