16.8 C
Skopje
E premte, 6 Qershor, 2025

Vendim i ri për Bekteshin, nga parab*rgimi në shtëpi, hetimet vazhdojnë!

Me propozim të Prokurorisë dhe me vendim të Gjykatës, ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i është zëvendësuar masa e mëparshme e paraburgimit me arrest shtëpiak, njofton portali Flaka.

Nga Prokuroria Publike bëjnë të ditur se masa e njëjtë është zbatuar edhe ndaj një ish-sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, i cili gjithashtu është nën hetim për rastin tragjik të zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan.

“Ekipi i prokurorëve që po vepron në lëndën e Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit lidhur me zjarrin në diskotekën ‘Pulse’ është drejt përfundimit të marrjes në pyetje të dëshmitarëve okularë të ngjarjes. Marrjet në pyetje të të dyshuarve dhe personave të tjerë po realizohen pa vonesa dhe sipas dinamikës së paracaktuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.

Sipas të njëjtit burim, aktualisht po punohet në analizën e ekspertizave dhe të dhënave të marra nga pajisjet elektronike të sekuestruara gjatë hetimeve.

Përveç dy zyrtarëve të lartë, për 18 persona të tjerë të dyshuar në këtë rast, Prokuroria ka propozuar vazhdimin e masave të mëparshme të paraburgimit dhe arrest shtëpiak. Vendimin përfundimtar për këto masa do ta marrë Gjykata Themelore e Koçanit.

Hetimet për zjarrin tragjik që mori jetën e disa të rinjve po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Të ngjajshme

Të fundit