26.2 C
Skopje
E diel, 9 Gusht, 2026

Muhamed Ali – Drejtor i ri në Qendrën për Menaxhim me Kriza

Sot në orën 10:00, në ambientet e Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), është bërë dorëzimi zyrtar i funksionit të drejtorit të QMK-së. Postin e udhëheqësit të institucionit e ka marrë Muhamed Aliji, i cili vjen nga radhët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, kuadër i VLEN-it, informon POPULLI.mk

Drejtori paraprak, me rastin e dorëzimit të detyrës, ka deklaruar se edhe pse Aliji mund ta ketë të vështirë të ndjekë ritmin e tij të punës, shpreh besimin se ai do të japë maksimumin për t’u përballur me sfidat dhe për të hyrë me shpejtësi në dinamikën e menaxhimit të krizave.

Po ashtu, në pozitën e zëvendësdrejtorit të QMK-së është emëruar Trajçe Jovanovski, një profesionist me përvojë shumëvjeçare në këtë institucion. Ai është pjesë e QMK-së që nga viti 2008 dhe aktualisht ushtron detyrën e ndihmësdrejtorit në Sektorin për Analizë, Vlerësime dhe Planifikim Strategjik.

“Qoftë i mbarë emërimi për të dy. Ju uroj shëndet dhe suksese në punën e mëtejshme”, është shprehur drejtori në largim.

Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të ri shënon një kapitull të ri në drejtimin e QMK-së, një institucion kyç për menaxhimin e situatave të krizës në vend. / © POPULLI.mk