POPULLI.mk mëson se një incident i rëndë ka ndodhur sot në palestrën Star Gym në lagjen Shkup-Veri, ku disa persona të panjohur janë përfshirë në një përleshje fizike brenda ambientit të palestrës
Sipas dëshmitarëve, palët kanë hedhur mjete të forta kundër njëri-tjetrit, duke shkaktuar panik dhe frikë tek të pranishmit që po ushtronin në atë moment. Disa prej tyre janë tmerruar dhe kanë tentuar të largohen menjëherë nga objekti për shkak të rrezikut.
Burime për POPULLI.mk thonë se gjatë përplasjes janë përdorur edhe mjete të mprehta, por ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet për këtë.
Shkaqet e incidentit mbeten të paqarta, ndërsa pritet që policia të japë detaje shtesë në lidhje me ngjarjen dhe të ndërmarrë masa ndaj të përfshirëve.




