25.8 C
Skopje
E enjte, 19 Qershor, 2025

FC Shkupi dhe Nderim Nexhipi ndajnë rrugët

Klubi i Futbollit Shkupi njofton se, pas një marrëveshjeje të përbashkët, ka përfunduar bashkëpunimin me drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi, informon POPULLI.mk. 

Gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit, Nexhipi tregoi përkushtim, profesionalizëm dhe një angazhim të vazhdueshëm për zhvillimin e ekipit tonë. Klubi e falënderon për kontributin e dhënë dhe rolin që ka luajtur në periudha të rëndësishme për FC Shkupin.

Në emër të të gjithë klubit, i urojmë shëndet, suksese dhe fat në çdo hap të ardhshëm në karrierën dhe jetën e tij personale.

Faleminderit, Nderim!

Me respekt,
FC Shkupi

Të ngjajshme

Të fundit