Presim nga zëvendësministresha e Sportit të reagon për vedimin e ministrit që nuk pat asnjë shqiptar për mirënjohje nga Qeveria e Maqedonisë së veriut
nëse ska forcë atëher të jep dorhëqje dhe tju kërkojë falje publike sportistave shqiptar. Ka shkruar në profilin facebook Nusret Xhaferi
Ministria e Sportit dhe Qeveria e Maqedonisë sot në një ceremoni solemne ndau Mirënjohje Kombëtare për sportistët që kanë lënë gjurmë, ku mbetën Shaban Tërstena, Shaban Sejdiu, Berat Jakupi, Artim Shaqiri, Agim Ibraimi, Nexhmedin Memedi e të tjerë?
Në mesin e të shpërblyerëve ishin: Goran Pandev, Darko Pancev, Ilija Najdoski, Pero Antic, Petar Naumovski e të tjerë.
Bëhet fjalë për 20 sportistë të gjithë maqedonas, të cilët fituan status legjendar në shoqërinë e vendit.
Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski në fjalimin e tij edhe pse tha se nuk do të harrohet asnjë sportist që ka nderuar vendin, ai megjithatë harroi sportistët e lartëpërmendur shqiptarë!!!
Në fotografinë e përbashkët mungoi zëvendësministrja, Safije Sadiki Shaini.
