Me synimin e tij të vendosur për të konsoliduar një projekt fitues që nga viti i parë, Çabi Alonso i ka bërë të qarta prioritetet e tij për Real Madridin sapo të përfundojë pjesëmarrja e klubit në Kupën e Botës për Klube. Trajneri bask ka kërkuar tre përforcime specifike nga bordi që ai i konsideron thelbësore për të ndërtuar një ekip të përshtatur sipas nevojave të tij: një mbrojtës të majtë, një mesfushor të ‘mençur’ dhe një sulmues që mund të dominojë zonën e penalltisë së kundërshtarit.
Mediumi spanjoll “Fichajes” ka zbuluar emrat dhe profilet e lojtarëve të mundshme.
I pari në listë është Alvaro Karreras, një lojtar që Alonso e konsideron çelës për forcimin e krahut të majtë. Lojtari i Benfikas ka tërhequr vëmendjen e stafit trajner të Real Madridit për fizikalitetin e tij, ndërgjegjësimin taktik dhe aftësinë sulmuese.
Kërkesa e dytë shkon drejtpërdrejt në zemër të ekipit: një mesfushor krijues. Me largimet e Toni Kroos dhe Luka Modriçit, “Los Blankos” kanë humbur dy shtylla të organizimit të lojës së tyre.
Së fundmi, trajneri i lindur në Tolosa beson se është thelbësore të sjellë një qendërsulmues me prani në zonë. Ante Budimir është lidhur si një opsion që i përshtatet profilit të dëshiruar: një numër 9 me një talent për gol, aftësinë për të bllokuar mbrojtësit dhe për të krijuar raste të dyta.